News
Local

Programi për Stabilizim të Komuniteteve V (EU-CSP)

Programi për Stabilizim të Komuniteteve V (EU-CSP)

 

Thirrje Publike për Projekt Propozime
 

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) vazhdon me implementimin e Programit për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP V) dhe të ofroj asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë. Projekti EU-CSP V poashtu do të vazhdoj të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë  përfitim më të gjërë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhuesëve për të eksploruar mundësite për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacianeve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike. 

 

Programi për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP V), SHPALL THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME  të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve PËR PROJEKTE INDIVIDUALE DHE TË KOMUNITETIT.  EU-CSP V do të financojë bizneset dhe projekte per komunitet që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave. 

 

Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar uebfaqen e IOM-it  www.kosovo.iom.int si dhe në: 

 

Tel: 049 968 485 dhe email: iymeri@iom.int (për komunat: Prishtinë/Priština, Fushë Kosovë/Kosovo Polje, Obiliq/ć, Vushtrri/Vučitrn, Podujevë/o, Gracanica/ë, Lipjan/Lipljan, Drenas/Gllogovac, Gjilan/Gnjilane, Ranilug/Ranillug, Kamenicë/a dhe Novobërdë/NovoBrdo)

Tel: 049 968 486 dhe email: acavolli@iom.int (per komunat: Pejë/Peč, Istog/Istok, Klinë/a, Gjakovë/Đakovica, Deçan/Dečane, Junik, Skenderaj/Srbica, Mitrovicë/a, Mitrovicë e Veriut/Northern Mitrovica, Leposavić/q, Zubin Potok dhe Zvečan/Zveqan).

Tel: 049 968 483 dhe email: nhalkollari@iom.int (për komunat: Prizren, Mamusa/Mamushë, Rahovec/Orahovac, Dragash/š,  Suharekë/Suvareka, Malishevë/o, Shtime/Štimlje, Ferizaj/Uroševac, Štrpce/Shtërpcë, Kaqanik/Kačanik, Hani i Elezit/Elez Han, Klokot/Kllokot, Viti/Vitina, dhe Parteš/sh).

 

Në këto adresa, poashtu mund të merrni më shumë informata për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit.

 

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve në email adresat e lartë cekura, është 31 Korrik 2024 por aplikantët inkurajohen që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë.

VETËM APLIKANTËT NGA LISTA E NGUSHTE DO TE KONTAKTOHEN DHE DO TE VIZITOHEN

SDG 10 - Reduced Inequalities
SDG 11 - Sustainable Cities and Communities
SDG 17 - Partnerships for the Goals
SDG 8 - Decent Work and Economic Growth