News
Local

Njoftim për shtyp - Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor

Njoftim për shtyp - Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor

Njoftim për shtyp

Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 20 Gusht 2020. Bashkimi Evropian (BE), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Komesariati i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) nisën projektin prej 8 milion eurosh- "Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor ”, i cili financohet nga BE- Instrumenti që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet

Pandemia COVID-19 ka krijuar sfida të jashtëzakonshme dhe të pashembullta për BE-në, si në Evropë ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Mirëpo, BE është duke demonstruar lidership dhe përgjegjësi nëpërmjet përgaditjes së një përgjigje kolektive, të koordinuar dhe koherente në nivel global ndaj pandemisë, si dhe duke i bashkuar institucionet e BE-së dhe ato të shteteve antare si “Ekipa e Evropës”. Në thelb, qasja “Ekipa e Evropës” përcjell një mesazh të fuqishëm të solidaritetit Evropian me vendet partnere, siç është edhe rasti me këtë projekt.

Ky projekt do të kujdeset për garantimin e të drejtave të migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve dhe do të ndihmoj që sistemet e menaxhimit të azilit dhe migracionit të mbeten funksionale. Gjithashtu, ky projekt do të kontribuojë në zbutjen e rreziqeve të transmetimit të COVID-19, në Ballkanin Perëndimor.

Duke mbuluar Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën[1], projekti do të adresoj mungesën e pajisjeve mbrojtëse për zyrtarët e policisë kufitare dhe personelin që punojnë në ambientet e pritjes ose në ofrimin e shërbimeve për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët. Gjithashtu, do të ndihmojë në përgatitjen dhe trainimin e personelit përgjegjës për t'iu përgjigjur sfidave të COVID-19 në përshtatjen e qendrave të pritjes, rritjen e infrastrukturës sanitare dhe ofrimin e shërbimeve themelore dhe artikujve higjenik. Projekti gjithashtu do të promovojë dhe shpërndajë informacion kritik dhe faktik në lidhje me rreziqet dhe masat ndaj COVID-19, në gjuhë që komunitetet e ndryshme të migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve i kuptojnë.

Për informacione të mëtutjeshme, ju lutemi kontaktoni:

Habib Habibi, Koordinator i Projektit

IOM

Tel: 383 38 600 521

Email: hhabibi@iom.int

Shpend Halili, Zyrtar për komunikim

UNHCR

Tel: 383 38 241 509

Email: halilis@unhcr.org

 

THIS PROJECT IS CO-FUNDED BY THE EUROPEAN UNION 


[1] Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin, dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të KB dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.